VIDEO/ Momente nga hedhja e firmës te Barcelona, Manaj: Nuk doja të dëgjoja asgjë tjetër

Rei Manaj firmosi për Barcelonën B në ditën e djeshme për të zyrtarizuar largimin e tij nga Albacete. Transferimi erdhi për 700 mijë euro, ndërsa klauzola e largimit që iu vendos nga katalanasit ishte 50 milionë euro. Ndërkohë sulmuesi shqiptar është shprehur i lumtur për këtë aventurë të re. Në dëshirat dhe ëndrrat e futbollistit mbetet kalimi dhe debutimi në ekipin e parë, megjithëse tregohet i kujdesshëm dhe i matur me fjalët.

“Është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime që po firmos me një klub të madh dhe për mua më i mirin ë histori. Kur erdhi ky interesim i Barçës, nuk doja të dëgjoja asnjë ofertë tjetër. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam disa objektiva që dua t’i mbaj me veten dhe shpresoj se skuadra të ngjitet në Segunda. Ky është klubi më i rëndësishëm”, ka thënë Manaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online