Është e zakonshme që fëmijët që qëndrojnë në stadium, pas ndeshjes të kërkojnë fanella nga lojtarët e tyre dhe shumë shpesh u plotësohen dëshirat. Megjithatë, ka situata kur nuk ndodh kështu. Pasi AZ Alkmaar mposhti Excelsiorin bindshëm 5-0, një nga djemtë iu lut kapitenit të Az Alkmar për fanelën.
Jordy Clasie iu afrua djalit dhe i tha se nuk mund t’i jepte fanellën. Kjo pasi këto fanella do të dilnin në shitje dhe paratë do të shkonin për njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi. Djali u prek, por e kuptoi situatën dhe i dha dorën kapitenit. Në fund mori premtimin nga lojtari i preferuar se do ta merrte fanellën në ndeshjen tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
AZ Alkmaar kaptan? Jordy Clasie, küçük çocu?a “Bu formay? sana veremeyiz. Türkiye’ye yard?m edece?iz” diyor ve montunu veriyor. Ard?ndan da bir sonraki maçta forma sözü ile çocu?u mutlu ediyor.
Dank je wel Jordy! @JordyClasie ???? ? #deprem pic.twitter.com/zcgXnIdKPu
— ‘ Burak | #Eredivisie ???? (@hollandaligleri) February 11, 2023