VIDEO/ Moment çlirimi për Lirim Kastratin, shënon golin e parë me Dinamo Zagrebin në kampionat

Mbrëmja e sotme ka sjellë një moment çlirimi për Lirim Kastratin. Sulmuesi shqiptar la këtë verë Lokomotivën e Zagrebit për të veshur fanellën e klubit më të madh të historisë së futbollit kroat, Dinamos së Zagrebit. Një hap i rëndësishëm ky në karrierën e tij, pasi mund të shërbejë si një derë që i hap rrugën drejt një kampionati më të fortë.

Kastrati e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e sotme kudnër Hajdukut të Splitit, duke shënuar edhe golin e parë për këtë sezon në kampionat, teksa më parë kishte shënuar vetëm në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Champions League kundër CFR Cluj. Në dy ndeshjet e para me Dinamon në elitën e futbollit kroat nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, por pritjes i ka dhënë fund shumë shpejt me atë gol në minutën e 42-të të takimit, që kampionët në fuqi janë duke e fituar me shifrat 0-2. Kastrati duket se po gjen ritmin me ekipin e ri, ku pritet të shpërthejë deri në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online