Shqipëria U17 ka bërë një paraqitje pozitive në transfertën kundër bashkëmoshatarëve të Irlandës së Veriut. Kuqezinjtë e vegjël janë larguar me kokën lartë nga Belfasti, duke marrë një barazim 2-2. Ishtë ekipi ynë kombëtar ai që gjeti i pari golin. Mjaftoi një prekje e lehtë e talentit të Tiranës, Ageja, për të mposhtur portierin kundërshtar.
Irlanda e Veriut barazon shifrat në 1-1 në minutën e 50 të takimit, por vetëm 15 minuta më vonë Shqipëria gjen përsëri epërsinë. Klevis Haxhari është ai që tund rrjetën për herë të dytë. Megjithatë kundërshtarët nuk do të dorëzohen dhe do të vulosin rezultatin përfundimtar në 2-2 në minutën e 84-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? It's Albania who take the lead as Orsi Ageja puts them one up. #GAWA | Watch live ?? https://t.co/J8Iq9qdBEJ ?? Latest: NI 0-1 Albania pic.twitter.com/nYs1HEULSz
— Northern Ireland (@NorthernIreland) November 2, 2021
? Goal! Klevis Haxhari restores Albania's lead, firing home a loose ball from a corner. Latest: Northern Ireland U17 1-2 Albania U17 | Watch live: https://t.co/J8Iq9qdBEJ #GAWA pic.twitter.com/9bDKXwWTCt
— Northern Ireland (@NorthernIreland) November 2, 2021