Trabzonspori është duke luajtur aktin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Turqisë kundër Fenerbahçes. Rezultati shënon 0-1 për Trabzonsporin, ku protagonist ka qenë ish-sulmuesi i Superiores, Kaleb Ekuban. Me një assist perfekt nga gjysmëfusha në drejtim të zonës së rreptësisë, ish-futbollisti i Partizanit gjen Sorloth, i cili e dërgon më pas topi në rrjetë.
Një pasim mjeshtëror dhe për t’u vduartrokitur ai i Ekuban, duke bërë që ekipi i tij të kalojë në avantazh që në minutën e 6 të takimit. Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren 2-1 të Trabzonsporit, i cili duhet thënë se e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duelin e kthimit, këtu falë edhe Ekuban./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
O nas?l pas insan de?ilsin Caleb Ekuban https://t.co/xKvA6i8lKv
— ? (@atavratjoa) June 16, 2020