Roma është duke luajtur kundër Interit në transfertë për Kupën e Italisë. Një pritje fantastike i është bërë trajnerit kundërshtar nga ana e tifozëve zikaltër. “Mirësevjen në shtëpi Jose”, shkruhej në pankartë, ndërsa nuk munguan edhe koret mbështetëse për të.
Portugezi i falënderoi duke iu ngjallur kujtimet e tripletës së famshme të 2010, në kohë kur Murinjo i dha suksesin e jashtëzakonshëm në historinë e klubit të Interit. Megjithatë buzëqeshja e trajnerit zgjati pak pasi Dzeko e ndëshkoi pas vetëm dy minutash loje. /Sport Ekspres/
“Bem-vindo de volta a casa, José”
Os adeptos do Inter não esquecem e receberam Mourinho de forma calorosa ?pic.twitter.com/nlQ4d5Jk8P
— B24 (@B24PT) February 8, 2022