VIDEO/ Milot Rashica tund rrjetën e Koniasporit, ekipi i Çekiçit përmbys ndeshjen me një gol spektakolar në minutat shtesë

Koniaspori ka mposhtur me shifrat 2-1 Gallatasarain mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 të kampionatit turk. Ekipi nga Stambolli kaloi i pari në avantazh në minutën e 31-të, kur Milot Rashica tundi rrjetë në zonën kundërshtare.

Megjithatë, goli i sulmuesit shqiptar vlen vetëm për statistikë, pasi Koniaspori arrin të përmbysë ndeshjen në pjesën e dytë. Dikmeni ktheu baraspeshën në minutën e 62-të, ndërsa në të 93-tën Ulguni shënon një gol spektakolar nga jashtë zone dhe vulos përmbysjen e skuadrës së tij. Gallatasari vijon të mbajë kreun e renditjes, por tashmë Fenerbahçe ka shansin të shkurtojë diferencën në vetëm 3 pikë, duke qenë se ka edhe dy ndeshje më tepër për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online