Koniaspori ka mposhtur me shifrat 2-1 Gallatasarain mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 të kampionatit turk. Ekipi nga Stambolli kaloi i pari në avantazh në minutën e 31-të, kur Milot Rashica tundi rrjetë në zonën kundërshtare.
Megjithatë, goli i sulmuesit shqiptar vlen vetëm për statistikë, pasi Koniaspori arrin të përmbysë ndeshjen në pjesën e dytë. Dikmeni ktheu baraspeshën në minutën e 62-të, ndërsa në të 93-tën Ulguni shënon një gol spektakolar nga jashtë zone dhe vulos përmbysjen e skuadrës së tij. Gallatasari vijon të mbajë kreun e renditjes, por tashmë Fenerbahçe ka shansin të shkurtojë diferencën në vetëm 3 pikë, duke qenë se ka edhe dy ndeshje më tepër për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOL | Konyaspor 0-1 Galatasaray
?? 31’Rashica
? Konyaspor – Galatasaray pic.twitter.com/q0k51HmigW
— Anl?k Goller ! (@trgoltv11) March 17, 2023