VIDEO/ Milot Rashica shkëlqen në testin miqësor, bind trajnerin me 2 gola dhe një asist

Beshiktashi ka fituar sot bindshëm takimin miqësor kundër Gracerit me shifrat 5-1. Protagonist kryesor në këtë ndeshje ishte Milot Rashica. Futbollisti shqiptar dha një asist për Hekimoglunë dhe shënoi dy herë në portën kundërshtare.

Fillimisht, Rashica e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 20, ndërsa në të 50-n shënoi golin e 5-të për Beshiktashin. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës bindi trajnerin Van Bronkhorst me paraqitjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/