Milani ka marrë një tjetër fitore në miqësore, teksa po afron gjithmonë e më tepër Seria A. Këtë herë kuqezinjtë kanë mundur Vicenzan me shifrat 1-6. Për t’u vlerësuar fakti se kanë shënuar lojtarë të ndryshëm, me përjashtim të dopetës së Rebic.
Leao, Mesias dhe Tomori do të tundin rrjetën e kundërshtarit për ta vendosur përtokë. Gjithashtu për të thelluar më tepër shifrat menduan edhe vetë te Vicenza, pasi Dalmonte do të realizonte autogol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/