Milani nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në Bergamo. Kuqezinjtë e Piolit janë ndalur nga Atalanta, duke dalë me nga një pikë nga stadiumi. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh me anë të Malinovskit, i cili shënon në minutën e 29.
Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Atalantës, ndërsa në të dytën Milani kthen përsëri baraspeshën. Ismail Benaser ndëshkon ekipin e Gasperinit dhe i jep një pikë kuqezinjve në këtë takim. Ndërkohë titullar nga minuta e parë ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili detyrohet të lërë fushën përpara kohe. Shkak bëhet një lëndim i pësuar gjatë lojës, ndërsa shkalla e këtij dëmtimi pritet të mësohet në orët në vijim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? | Bennacer’s goal against Atalanta https://t.co/CywMxrB46p
— Milan Eye (@MilanEye) August 21, 2022