Milani nuk u hutua aspak nga pësimi i golit, teksa në të 17-tën Leao shënon të dytin për skuadrën e tij. Oliver Giroud e nisi mjaft mirë debutimin në San Siro, duke realizuar golin e tretë dhe të katërt për Milanin.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të Milanit. Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra totalisht dhe asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë. Milani fiton 4-1 ndaj Cagliarit, duke ndjekur hapin e klubeve të tjera pretendente. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/