VIDEO/ Milani i bën të papriturën Napolin, shtyp makinerinë e Spaletit me goleadë

Milani ka bërë sot atë që më pak pritej. Kuqezinjtë kanë mposhtur me goleadë ekipin më në formë të Serisë A. Skuadra e drejtuar nga Pioli ka triumfuar me shifrat e thella 0-4, duke shtangur kështu napoletanët në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 17 dhe mban firmën e Leaos, ndërsa në të 25-n Diazi dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë e lojës u mbyll me avantazhin e dyfishtë të kuqezinjve, të cilët gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë të ndeshjes.

Rafael Leao tundi përsëri rrjetën në minutën e 59, ndërsa më pas Saelemaekersi vulosi shifrat përfundimtare në 0-4. Napolit nuk i mjaftoi aspak përqindja e lartë në mbajtjen e topit, pasi në fund u mposht me goleadë. Të kaltrit gjenden në një distancë prej 16 pikësh nga Lacio e vendit të dytë, kurse Milani ngjitet në vendin e tretë në klasifikim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online