VIDEO/ Milani fiton kundër Lacios për një vend në Champions League, por merr humbjen më të madhe para derbit me Interin në gjysmëfinale

Milani arriti të fitonte kundër Lacios me shifrat 2-0. Benaser realizoi golin e parë në minutën e 17, ndërsa Theo Hernandez vulosi gjithçka në të 29. Mbrojtësi i Milanit është treguar fantastik në ditën e sotme kundër Lacios. Topi është marrë nga Maignan dhe i vetëm arriti që të vraponte gjithë fushën me topin në këmbë, atje ku lëshoi një predhë që u ndal në rrjetë.

Kështu Milani merr tre pikë me shumë vlerë që e dërgojnë në vendin e katërt, i fundit që të jep biletën e Champions League, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Interi, Atalanta dhe Roma të cilët po luftojnë për këtë pozicion. Nga ana tjetër lajmi shqetësues është dëmtimi i Leaos. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 11 të takimit kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja gjysmëfinale me Interin në Champions League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *