Milani ka humbur ndaj Torinos me shifrat 2-1 në transfertë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Djidji dhe Miranchuk që realizon dy gola për dy minuta. Messias do të shkurtonte diferencat në të 67, por kështu do të mbyllej historia e takimit.
Megjithatë goli i Messias duhej anuluar dhe arbitrat kanë bërë një gafë të madhe. Në përsëritjen e pamjeve duket qartësisht sesi autori i golit e tërheq dhe e shtyn Buongiorn, për t’i humbur ekuilibrin që të rrëzohej. Në fund, me portën e boshatisur, lojtari i Milanit nuk e kishte të vështirësi që të shënonte. Vlerësojeni vetë… /Elio Hajdari-Sport Ekspres/