Milani nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim 2-2 ndaj Leçes. Një rezultat që është përjetuar si një humbje për kuqezinjtë. “Djalli” kërkonte me patjetër fitoren mbrëmjen e sotme, në mënyrë që të ruante diferencat me Napolin, i cili këtë sezon duket i frikshëm.
Por ndeshja nuk rrodhi sipas planeve të Piolit. Leçe shtangu Milanin që në minutat e para të ndeshjes. Teo Hernandez shënon një autogol që në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në të 23-tën Bashiroto dyfishon shifrat.
Milani reagon në pjesën e dytë të sfidës, kur shënon me anë të Leaos (58’) dhe Kalabrias (71‘). Megjithatë në fund dlin me vetëm një pikë nga kjo transfertë. Leçe i heq kështu kuqezinjve 2 pikë të vyera në garën për titull, pasi tashmë e shohin Napolin 9 pikë larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/