VIDEO/ Mici e ngre në ajër lojtarin e Vardarit, derbi i del Shkëndijës nga kontrolli

Shkëndija e Tetovës ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Vardarit, në derbin e zhvilluar për Kupën e Maqedonisë. Megjithatë nëse gjithçka do të shkonte sipas planeve, atëherë kuqezinjtë do të dilnin me fitore edhe nga kjo përballje.

Por që nga minuta e 33 e pjesës së parë, ekipi shqiptar i Tetovës u detyrua të luante me një lojtar më pak. Kjo pasi Gledi Mici e teproi me ndërhyrjen ndaj Matej Cvetanovskit, duke e ngritur këtë të fundit në ajër.

Arbitri nuk kishte asnjë dyshim, për të t’i treguar menjëherë kartonin e kuq. Por pavarësisht kësaj Ibrahimi dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Vardari u kujtua të shfrytëzonte epërsinë numerike gjatë pjesës së dytë kur po shkohej në fundin e saj, teksa në minutat e 72 dhe 80, erdhi barazimi i rezultatit. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/2438948779706289/?v=2438948779706289

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online