VIDEO/ “Mesi, Mesi”! Ronaldo lëshon veten, i përgjigjet tifozëve duke kapur organin gjenital

Skuadra e Ronaldos, Al Nasr pësoi një humbje në derbin e qytetit ndaj Al Hilal në shifrat 2-0 dhe ndeshja u shënua nga sjellja skandaloze e portugezit të famshëm, i frustruar nga loja e keqe dhe dështimi i ri i skuadrës së tij.

Titulli i kampionit po i rrëshqet dalëngadalë, pasi tani ata kanë tre pikë më pak dhe një ndeshje më shumë se kryesuesi Al Ittihad. Kjo e zemëroi portugezin, i cili nuk arriti të kontrollonte emocionet në fushë.

Një Ronaldo i dëshpëruar pas ndeshjes ra në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij primitive. Pas ndeshjes, ai iu nënshtrua provokimeve të tifozëve të Al Hilal dhe bëri një gjest që nuk i ka hije një sportisti që është idhulli i miliona njerëzve në mbarë botën.

Tiifozët e skuadrës kundërshtare kanë brohoritur “Messi, Messi” kur Ronaldo u largua nga fusha, dhe Ronaldo për këtë kishte një përgjigje tronditëse duke kapur organin gjenital… /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online