VIDEO/ “Mesi, Mesi, Mesi”! Tifozët në Arabinë Saudite e nxjerrin nga vetja, Cristiano Ronaldo shpërtheu me inat si rrallëherë në karrierë

Ronaldo ka përmirësuar formën e tij, arriti të shënonte tetë gola në tre ndeshje në shkurt, por ishte i paefektshëm në dy ndeshjet e fundit. Performanca e tij ndaj konkurrentit më të madh për titull mund të jetë një shqetësim i veçantë.

Al Nassr priti Al Ittihad dhe humbi 0-1. Ndeshja u ndoq nga më shumë se 60 mijë shikues dhe atmosfera ishte vërtet spektakolare. Prej fillimit, miqtë ishin të “entuziazmuar” ndaj Ronaldos dhe jo rrallë nga tribuna dëgjoje: “Messi, Messi, Messi…”. Ishte një shenjë e qartë provokimi.

Ronaldo ishte mësuar me britma të ngjashme gjatë karrierës së tij, gjithmonë do të reagonte me qetësi, por këtë herë shpërtheu. Duket se portugezi nuk i duron dot më brohoritjet e publikut dhe ka humbur durimin rrugës për në dhomat e zhveshjes. I inatosur dhe i zhgënjyer dukshëm, Ronaldo ofendoi dhe para se të hynte në tunel, goditi edhe shishet e ujit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online