VIDEO/ Mesi kthehet të shohë i habitur se ç’po ndodh, i veshin mantel të zi përpara se të ngrejë Kupën e Botës

Argjentina është fituese e Kupës së Botës dhe Lionel Mesi shkon të ngrejë për të parën herë këtë trofe në karrierën e tij. Por përpara se të marrë Kupën në duar, argjentinasi kthehet të shohë i habitur se çfarë ishte duke bëra Tamim bin Hamad Al Thani pas shpinës së tij.

Sheiku i familjes mbretërore të Katarit i veshi Mesit një mantel të zi, të cilin “pleshti” më pas e pranoi me kënaqësi. Manteli në fjalë quhet nga katariotët me emrin bisht dhe vishet nga personalitetet në dasma dhe në ngjarje zyrtare. Një gjest nderi i kulturës katariote./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *