VIDEO/ Mesi godet me top vogëlushen, babai i vajzës shpërthen në ekstazë: Zemër, të goditi Lionel Mesi, të goditi Lionel Messi…

Një skenë e pazakontë vjen nga ndeshja Inter Miami–Orlando, që shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale.

Messi pati një mundësi të shkëlqyer për të tundur rrjetën e kundërshtarit nga rreth 20 metra largësi. Ai dërgoi një goditje të fuqishme, kaloi murin dhe topi përfundoi në tribunat e stadiumit në vend të portës. Fatkeqësisht, topi goditi një foshnjë, prindërit e të cilit e kishin sjellë në stadium.

Fatmirësisht, topi “vetëm” e ka prekur vogëlushen, e cila ka qarë menjëherë nga frika. Kjo u pasua nga një reagim tronditës i babait, i cili u gëzua.

“A je mirë dashuria ime? Messi të goditi, Messi të goditi! Nuk është asgjë”, tha babai i vajzës duke buzëqeshur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online