Ylber Ramadani ka qenë vendimtar për ekipin e tij mbrëmjen e sotme. MTK Budapest ka fituar 1-2 në transfertën e vështirë me Akademia Pushkash. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të shënonte golin e dytë për kryeqytetasit, i cili më pas do të siguronte edhe 3 pikët mjaft të vyera për ta.
MTK kap në kundërsulm kundërshtarin, ndërsa në kontroll të topit në fund vihet pikërisht Ramadani. I gjendur pranë zonës, mesufhsori nuk e mendon dy herë të godasë portën, duke i shënuar kështu një supergol skuadrës që aktualisht mban vendin e parë në kampionatin hungarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/