Lindon Selahi ka shënuar sot golin e tij të dytë për këtë sezon. Mesfushori i Kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në përballjen e sotme kundër Varazdinit dhe ndihmoi Rijekën të merrte tre pikët. Rijeka fitoi me shifrat 3-1, ndërsa goli i parë mban autorësinë e Selahit. 24-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë me të majtën e tij në minutën e 45 të takimit, duke zhbllokuar kështu shifrat.
Rijeka shkon në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendi ne 4-t në kampionatin kroat. Lindon Selahi është një lojtar titullar në klubin e njohur kroat dhe me formën e tij i jep një mesazh Silvinjos për ndeshjen e Kombëtares kundër Polonisë, e cila do të zhvillohet më 27 mars./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Rijeka 1-0 Varaždin (45′)
Selahi gives Rijeka the lead! pic.twitter.com/qOG8d8xvBi
— Everything About HNL (@AboutHnl) March 12, 2023