VIDEO/ Meritonin shumë herë më shumë, Tirana largohet nga Championsi me kokën

LIVE, Tirana-Crvena Zvezda 0-1, Tomane
Ka përfunduar ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës. Bardheblutë kanë humbur me shifrat minimale 0-1, duke i dhënë kështu fund rrugëtimit në Champions League, por jo në Europë, pasi do të luajë në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Ndeshja u vendos nga goli i Tomane në pjesën e dytë të takimit, megjithëse për hir të së vërtetës rezultati nuk flet aspak për atë çfarë u dha në fushën e lojës. Para përballjes bardheblutë u panë si inferior, por në 90 minutat e ndeshjes kanë treguar një nivel të lartë, madje duke luajtur më mirë se serbët. Fusha foli qartë dhe Tirana sot meritonte shumë herë më shumë.

Shumë raste për kryeqytetasit, që nuk e kanë pasur të vështirë të depërtonin në zonë dhe të kërcënonin portën e Crvena Zvezdës. Muçi pati një rast të artë në pjesën e dytë ku ropi goditi shtyllën, ndërsa Kobina humbi një rast një për një me gardianin kundërshtar. Rezultati atëherë ishte në shifrat 0-0 dhe një gol mund të bënte që sfida të merrte një rrjedhë tjetër. Megjithatë ishte një paraqitje dinjitoze nga bardheblutë, që largohen kështu me kokën e mbajtur lart nga Champions League. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Najdovski, Toshevski, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Kale, Muçi

Crvena Zvezda: Borjan, Gobeljic, Pankov, Milunovic, Degenek, Nikolic, Sanogo, Spiridonovic, Katai, Tomane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online