VIDEO/ Me zërin që i dridhet dhe lotët që rrjedhin natyrshëm, Higuain i jep fund karrierës së tij si futbollist

Gonzalo Higuain ka marrë vendimin më të vështirë që më futbollist mund të marrë përgjatë karrierës së tij. Sulmuesi argjentinas i jep fund me futbollin e luajtur. Higuain var këpucët në gozhdë në moshën 34-vjeçare. Vendimi nuk ka qenë i lehtë për të dhe kjo dallohet qartë në njoftimin që bën përgjatë konferencës për shtyp. Zëri i dridhet në momentin që jep lajmin e lamtumirës nga futbolli dhe natyrshëm lotët i mbulojnë fytyrën.

“El pipita” largohet si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij, teksa lë pas një trashëgimi mjaft të pasur. Higuain e ka nisur karrierën e tij te River Plate, për të vijuar më pas një karrierë të ndritur në Europë. Argjentinasi ka mbajtur veshur fanellat e klubeve më të njohura në Kontinentin e Vjetër, teksa ka dhënë kontributin e tij për Realin e Madridit, Napolin, Juventusin, Milanin, Chelsea-n dhe në fund Inter Miamin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *