Trajneri i Kayseri Meysuspor në Turqi ka zgjedhur një mënyrë aspak normale për të motivuar lojtarët e tij. Në një video të bërë publike nga media spanjolle “AS”, Halit Kurt shihet duke goditur me shuplaka futbollistët e ekipit që ai drejton. Episodi ka ndoshur gjatë pushimit mes pjesëve në dhomat e zhveshjes dhe synimi i tranerit turk ishte që të motivonte sa më shumë skuadrën për pjesën e dytë të lojës.
Por gjithsesi, një mënyrë e tillë nuk është aspak normale, pasi dhuna padiskutim që është e papranueshme. Ndoshta do ishte e udhës që trajneri Kurt të përdorë më tepër taktika dhe fjalime frymëzuese në vend të shuplakave të tij./Sport Ekspres/
❌ Kayseri Meysuspor teknik direktörü Halit Kurt, soyunma odasında genç futbolcuları tokatlıyor!
Türkiye'de futbol?
— AltLig TV (@AltLigTV) October 24, 2019