Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, vendosi të kompletojë përforcimet për klubin e tij këtë verë. Biznesmeni amerikan ishte dje në Barcelonë. Ai është takuar me drejtuesit e klubit katalanas dhe bota e futbollit e di se është folur për transferime të disa lojtarëve nga të dyja palët.
Megjithatë, Boehly pati një deklaratë spektakolare pas mbërritjes së tij në Barcelonë. Kur u pyet nga një gazetar nëse ai erdhi në negociatat për Frenkie de Jong, pronari i Chelsea tha: “Erdhëm për të ngrënë,” u shpreh Boehly duke buzëqeshur.
Biznesmeni amerikan mbante një dosje të madhe me letra në dorë dhe fakti që u përpoq të dilte në këtë mënyrë nga pyetja e gazetares, bëri të qeshnin shumë njerëz. Chelsea planifikon të sjellë Frenkie de Jong dhe të përdorë Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso në këtë marrëveshje. /Sport Ekspres/
Boelhy is a legend already, flying to Barcelona for a ‘meal’ with 600 pages of material to blackmail Laporta with??? pic.twitter.com/6cXIEPiZAM
— Dubois (@CFCDUBois) July 7, 2022