Lukaku është shumë larg formës që të gjithë presin te Interi. Por përtej golave të munguara, ajo që bie në sy është kontrolli i topit. Belgu është “i tmerrshëm” për t’u parë në prekjen e parë që i bënë topit.
Nëse në ndeshjen e kaluar u tallën lojtarët e Napolit, të cilët qeshën me mënyrën sesi Lukaku kërkonte të kontrollonte topin dhe sfera që nuk i përgjigjej, tani janë vetë shokët e ekipit. Në një moment të ndeshjes me Monzën, Lukaku e humbet tërësisht kontrollin dhe Dzeko nuk mund të përmbante dot veten. /Sport Ekspres/