“Na hoqën fitoren”, trajneri Interit shpërthen pas ndeshjes: Pas 5 vitesh VAR, na japin faull kundër se rrëzohen rivalët me njëri-tjetrin

Inzagi ishte shumë i irrituar pas ndeshjes së barazuar me Monzën në shifrat 2-2. I gjithë inati qëndronte me gjyqtarin e takimit pasi i anuloi golin Acerbit në të 81, atje ku shifrat do të ishin 1-3. Arbitri pa një faull në zonë dhe vërshëlleu përpara se topi të hynte në rrjetë. Për këtë arsye VAR nuk mund të ndërhynte, por përsëritja e pamjeve tregoi se lojtarët e Monzës ishin penguar me njëri-tjetrin.

Irritimi i trajnerit të Interit ka qenë i madh dhe me të drejtë shprehet se nga ky gabim ekipi i tij numëron dy pikë më pak. “Ne jemi shumë të zemëruar, ka pasur një gabim. Pas 5 vitesh VAR, është dhënë një faull kundër nesh ku janë dy lojtarët e Monzës që pengojnë njëri-tjetrin. Do të ishte 3-1, fitore për ne. Në vend të kësaj, ne jemi këtu për të folur për një barazim që vjen nga ky gabim i rëndë”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online