Florian Marku është duke korrur sukses në sportin e boksit. Sportisti shqiptar ka bërë emër në vitet e fundit në Angli, ku fitoi titullin kampion përballë Prodanit si dhe mban rekordin si i pamposhtur. Herën e fundit Marku kërkoi Amir Kanin dhe Konor Benin në një duel, ndërsa ka premtuar se përballja e radhës do të jetë në Shqipëri.
Boksieri nga Lushnja ka shpërndarë ditën e sotme një video në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku me muzikën tradicionale në sfond shfaq pamjet nga stadiumi “Air Albania”, i cili do të presë match-in e tij. “Për të gjithë njerëzit e mi, së shpejti”, janë fjalët që shton Florian Marku, i cili reklamon kështu kthimin e tij në Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/