VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë e finales me protesta, Bajerni kërkon penallti nga Orsato

Pjesa e parë e finales së Champions League është mbyllur me një rast të diskutueshëm. Kingslei Koman rrëzohet në zonën kundërshtare në minutën shtesë dhe menjëherë kërkon penallti. Por ky nuk është rasti për njëmbëdhjetë metërsh, kështu mendon Orsato.

Arbitri italian ka qenë i bindur në vendimin e tij dhe nuk ka dëshiruar të përdori VAR-in për këtë moment. Bavarezët kanë vërshuar të gjithë drejt gjyqtarit të takimit për të protestuar, megjithatë vendimi mbetet i njëjtë.

Kështu, Bajerni humbet rastin për të zhbllokuar shifrat në këtë finale, ku rezultati mbetet ende 0-0. Pavarësisht shifrave, si PSG ashtu edhe skuadra gjermane kanë pasur shanset e tyre, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/sasha_podzorov/status/1297621619897184264

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *