Nuk mbarojnë problemet për Barcelonën, afrimi i bujshëm i verës rezulton me Covid-19

Problemet nuk kanë fund për këtë sezon për Barcelonën. Në këtë vit të mbrapshtë, përpos dështimeve në fushën e lojës, tashmë vijnë edhe lajme të këqija jashtë saj. Klubi katalanas ka konfirmuar një rast pozitiv me Covid-19. Interesant është fakti se bëhet fjalë për afrimin e bujshëm të verës, Miralem Pjaniç.

Futbollisti erdhi pas shkëmbimit me Arthur, i cili u vesh bardhezi te Juventusi. Megjithatë aventura e re e boshnjakut nis me një infektim dhe i duhet të izolohet në shtëpinë e tij për 2 javë. Klubi i Barcelonës njofton se mesfushori nuk do të udhëtojë me skuadrën në 15 ditët e ardhshme, ndërsa gjendja shëndetësore e Pjaniç mësohet se është e mirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online