Përballja e sotme mes Istanbul Basaksehir dhe Leipzig ka dhuruar emocione deri në momentet e fundit. Një sfidë e çmendur që është mbyllur mes dramës dhe 7 golave. Shifrat përfundimtare shënojnë 3-4 dhe gjithçka vendoset në minutat shtesë. Deri në minutën e 72-të gjermanët ishin duke udhëhequr të qetë me shifrat 1-3, por vendasit i surprizojnë me dy gola brenda 13 minutave. Në minutën e 85 rezultati kishte shkuar në baraspeshë, me Basaksehir që solli panik për Leipzig.
Mëgjithatë mentaliteti gjerman e do që fjala “dorëzim” të mos ekzistojë dhe lojtarët kanë luftuar deri në sekondat e fundit. Kur kronometri shënonte minutën e 2-të shtesë, Sorloth tund rrjetën me një goditje nga distaca dhe i jep 3 pikët skuadrës së tij. Leipzig merr vendin e dytë në renditje me 9 pikë, duke vënë në rrezik PSG-në, që ka të grumbulluara 3 pikë më pak dhe në mbrëmje luan një duel tejet të vështirë kundër Manchester United./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/atavratshota/status/1334223234707955718