VIDEO/ Mbyllet me dramë dhe mbrojtësin që kthehet si portier, Kukësi ia del me 10 lojtarë kundër Teutës

Teuta-Kukësi 0-0

Në mënyrë dramatike dhe me shumë emocione është mbyllur ndeshja mes Teutës dhe Kukësit. Vetëm 20 sekonda loje kërkoheshin që Haxhiu t’i afrohej golit të parë. Pak më vonë ishte Giasi që vendosi në vështirësi serioze mbrojtjen e Teutës.

Durrsakët nisën të balanconin lojën në minutat në vijim. Ndeshja mori kthesë vendimtare në minutën e 45 kur Ferreira, mbrojtësi i rritur te Porto, ndërhyri keq si mbrojtësi i fundit ndaj Hebajt duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Por ky karton nuk u ndie shumë, për të mos thënë aspak, të paktën deri në minutën e 85 të takimit. Raste të pastra kishte nga të dy krahët, me portierët Tafas dhe Qirko që kishin kryefjalën. Lorenzo Vila dhe Haxhiu shpërdoruan nga një tjetër mundësi të pastër shënimi.

Pas minutës së 88, Teuta e shtoi forcën e saj dhe për herë të parë u vendos në pah fakti se luante me një lojtar më shumë. Në mënyrë dramatike, pasi do të kalohej Tafas dhe topi i drejtohet rrjetës, Illeski do të bënte ndërhyrjen heroike duke shpëtuar portën e Kukësit nga pësimi i golit në të 94, për ta mbyllur ndeshjen 0-0. /Sport Ekspres/

 

 

Teuta: Qirko, Marku, Idrizaj, Kuro, Kotobelli, E.Vila, L.Beqja, Karabeci, Boçi, Hebaj, L.Vila

Kukësi: Tafas, Meksi, Ilieski, Ferreira, Ndreca, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Moraesh, Haxhiu, Zivokoviç, Giasi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *