VIDEO/ Mbrëmje për t’u harruar për Silvinjon, Shqipëria pëson nga Kilit aq sa në tetë ndeshjet kualifikuese

Mbrëmja e sotme ishte e gjitha për t’u harruar për Silvinjon. Tifozët në tribuna ishin e vetmja bukuri për Shqipërinë. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-3 nga Kili në “Enio Tardini” të Parmës. Vargasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 19, megjithëse pati protesta nga lojtarët shqiptarë për një prekje të topit me dorë.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Kilit, ndërsa e dyta nisi me një ritëm të shtuar për ekipin tonë kombëtar. Megjithatë qarkullimi i topit nuk mjaftoi, pasi goditjet në kuadrat munguan. E nëse nuk shënon, atëherë do të pësosh. Ky rregull i pashkruar i futbollit u zbatua edhe në këtë miqësore. Vetëm pak sekonda në fushë dhe topin e parë që preku e dërgoi në rrjetë. Boladosi dyfishoi rezultatin në minutën e 83-të, ndërsa në të 92-tën ishte Davila ai që vulosi shifrat në 0-3. Për herë të parë nën drejtimin e Silvinjos, Shqipëria pëson 3 gola në një ndeshje. Një shifër lartë, duke marrë para sysh faktin se në të 8 ndeshjet e fazës kualifikuese pësuan vetëm 4 gola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Chile goal against albania….
byu/Football_24_7 insoccer