VIDEO/ Mbappe i jep Juventusit humbjen e parë, kampionët e Italisë nuk mundin dot as… Salsburgun

Mbrëmjen e sotme janë luajtur ndeshjet e para të edicionit 2022/23 të Champions League-s. Juventusi e ka nisur me humbje këtë sezon në kompeticionin më të lakmuar për klube. PSG ka fituar me rezultatin 2-1 në Paris, ku Mbappe mban autorësinë e dy golave të shënuar. Francezi shënoi që në minutën e 5 të takimit, ndërsa në të 22-tën. Juventusi kundërpërgjigjet në minutën e 53-të me anë të McKennie-t, por nuk mjafton për të dalë me pikë nga “Parc de Princes”.

Ndërkohë në krahun tjetër Milani nuk ka shkuar dot më larg se një barazim në transfertë. Kampionët e Italisë nuk mundin dot as… Salsburgun. Vendasit shënuan të parët me anë të Okaforit në minutën e 28, ndërsa Saelemaekers vendos baraspeshën në minutën e 40./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *