VIDEO/ Mbape luajti dje ndeshjen më të keqe të karrierës ndaj Danimarkës, kështu u mund Franca në Kopenhagë

Kombëtarja e Francës ka pësuar mbrëmë një disfatë ndaj Danimarkës 2-0, në Ligën e Kombeve. Francezëve nuk u mbetën shanse për të fituar vendin e parë dhe për të fituar playoff-in për trofeun në këtë kompeticion, madje deri në momentin e fundit mund të kalonin edhe në Ligën B në edicionin e ardhshëm.

Megjithatë, pavarësisht humbjes së mbrëmshme në Kopenhagë, kombëtarja franceze mbeti në Ligën A falë Kroacisë, e cila mundi Austrinë me rezultat 3-1 në Vjenë. Kampionët aktualë të botës shënuan vetëm një fitore në Ligën e Kombeve dhe patën një paraqitje për t’u harruar, ndërsa humbja e mbrëmshme ndaj Danimarkës është vetëm një tregues shtesë se diçka nuk shkon.

Pas ndeshjes, edhe Kylian Mbappe u sulmua nga publiku francez, i cili luajti ndoshta një nga ndeshjet më të këqija me Kombëtaren kundër Danimarkës. Mbappe ishte shumë më poshtë nivelit të tij në Kopenhagë dhe kjo u pa edhe në dy aksionet që sulmuesi francez përfundoi në mënyrë të dëshpëruar, gjë që pothuajse nuk ndodh kurrë në karrierën e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online