VIDEO/ Mbape feston gradimin si kapiten me një gol që e dërgon në top 5 golashënuesit e historisë së Francës, “gjelat“ bëjnë Hollandën të duket e vogël

Franca është duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 Hollandën. Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e “gjelave“, të cilët e kanë bërë Kombëtaren hollandeze të duket e vogël. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e dytë, kur Grizmani tundi rrjetën pas një pasimi nga Kilian Mbape. Vetëm 6 minuta më vonë Upamekano dyfishon rezultatin, ndërsa në të 21-tën minutë Mbape i dërgon shifrat në 3-0.

Sulmuesi francez ka shënuar sot golin e tij të 37 me fanellën e trikolorëve, çka e dërgon në top 5 golashënuesit më të mirë të historisë së Francës. Mënyra më e mirë për të festuar gradimin e tij si kapiten i nënkampionëve të botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online