VIDEO/ Mban shënime dhe nuk i bën aspak përshtypje, reagimi i Murinjos pas golit mbresëlënës kundër Juventusit

Roma mori një fitore mjaft të rëndësishme në fundjavë. Verdhekuqtë mposhtën Juventusin me rezultatin 1-0. Ishte një gol mbresëlënës nga Mançini ai që vendosi ndeshjen dhe e dërgoi skuadrën në zonën Champions. Lojtari italian la shumë tifozë të impresionuar me golin e tij, por nuk arriti t’i bënte përshtypje Zhoze Murinjos.

Trajneri portugez shihet të jetë duke mbajtur shënime përkrahë ndihmësit të tij në momentin e shënimit të golit. Mjafton vetëm një ngritje e syve për të parë festën e lojtarëve dhe vazhdon të shkruajë në bllokun e tij të shënimeve pa i bërë aspak përshtypje se sapo kishin kaluar në epërsi kundër Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online