Pas javësh të tëra me ngacmime e ofendime, më në fund Jorge Masvidal e Ben Askren kaluan te veprat, por dueli i tyre në Ëelterëeight në MMA zgjati vetëm 5 sekonda dhe nuk ishte realisht një duel.
Masvidal vendosi një rekord të ri në UFC, sepse iu deshën vetëm 5 sekonda për të hequr qafe Ben Askren, i cili bëri rolin e klounit në këtë histori, sepse foli pa fund para sfidës, duke detyruar Masvidal të premtonte: Do ta hedh KO që në minutën e parë!
Masvidal absolutely destroyed Ben Askren at UFC 239. I've never seen anything like this before. The fight was over before I even blinked. pic.twitter.com/ktl3GqWG7U
— David Hookstead (@dhookstead) July 7, 2019
Sapo nisi dueli, Masvidal vrapoi drejt kundërshtarit dhe kreu një manovër spektakolare, duke e goditur me gju në kohë dhe duke e përplasur në tapet, ndërsa më pas nisi ta godiste me grushte, me arbitrin që ndali sfidën, duke e kuptuar që Askren kishte marrë fund (për fat, asnjë problem shëndetësor).
“Doja ta rrihja për 15 minuta, jo 5 sekonda, por nuk kisha ç’të bëja. Nuk kam asnjë fjalë të mirë për Ben Askren, ndaj nuk po them asgjë për të, sepse kështu më tha mamaja. Ai është një palaço, po thoshte idiotllëqe dhe duhej t’i jepja fund”, tha pas sfidës Masvidal.
Tani amerikani me origjinë kubano-peruane kërkon duelin me Kamaru Usman për titull: “Nuk e di cilin do sfidoj tani, por pas 16 vitesh në këtë sport, është koha të synoj titullin”.