VIDEO/ Maroku pritet si të kishte fituar Kupën e Botës, mijëra qytetarë pushtojnë rrugët për të përshëndetur Kombëtaren

Kombëtarja e Marokut është kthyer në shtëpi ditën e sotme, ku është pritur nga mijëra qytetarë, të cilët kanë dalë në rrugët e qyteteve për t’i përshëndetur. Luanët e Atlasit arritën një sukses historik, duke qenë e para Kombëtare afrikane që mbërrin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Një arritje e tillë ka bërë që populli maroken të përjetojë një nga momentet më të bukura në aspektin sportiv të kombit të tyre. Megjithëse në fund mbërritën vetëm në vendin e 4-t, lojtarët e Marokut priten në vendlindje si të ishin fitues të Kupës së Botës. Kaq mjafton për të dëshmuar se sa shumë vlen ky rrugëtim i mrekullueshëm i ekipit kombëtar nga Afrika./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online