VIDEO/ Marko Materaci tregon fjalët që acaruan Zidanin: Më tha se do të më jepte fanellën, por unë i thashë se doja…

Marko Materaci i është kthyer episodit të famshëm që ndodhi në vitin 2006, kur Zinedine Zidani e goditi me kokë dhe u largua nga fusha me karton të kuq. Një ngjarje që vazhdon të ngjallë kureshtje edhe sot e kësaj dite, teksa njerëzit janë të interesuar të mësojnë se çfarë e bëri ish-mesfushorin të acarohej aq shumë sa të linte përpara kohe finalen e Kupës së Botës.

Kjo çështje është diskutuar gjatë, por së fundmi është Marko Materaci ai që ka thyer heshtjen. Ish-mbrojtësi italian ka treguar për “IFTV”-në se çfarë i tha Zidanit në atë moment. “Ai më tha se do të më jepte fanellën pas ndeshjes. Unë i thashë: ‘Jo, preferoj motrën tënde’”, ka rrëfyer Marko Materaci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online