Marko Materaci i është kthyer episodit të famshëm që ndodhi në vitin 2006, kur Zinedine Zidani e goditi me kokë dhe u largua nga fusha me karton të kuq. Një ngjarje që vazhdon të ngjallë kureshtje edhe sot e kësaj dite, teksa njerëzit janë të interesuar të mësojnë se çfarë e bëri ish-mesfushorin të acarohej aq shumë sa të linte përpara kohe finalen e Kupës së Botës.
Kjo çështje është diskutuar gjatë, por së fundmi është Marko Materaci ai që ka thyer heshtjen. Ish-mbrojtësi italian ka treguar për “IFTV”-në se çfarë i tha Zidanit në atë moment. “Ai më tha se do të më jepte fanellën pas ndeshjes. Unë i thashë: ‘Jo, preferoj motrën tënde’”, ka rrëfyer Marko Materaci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Marco Materazzi relembrou a sua confusão com o Zidane antes da famosa cabeçada em 2006:
“Ele disse-me que me daria a sua camisola depois do jogo. Eu disse “Não, prefiro a tua irmã”.pic.twitter.com/ewLZLNLSfB
— GonçaloDias17 (@goncalo_diass17) April 8, 2023