Egnatia e ka shkatërruar Kukësin në transfertë që në pjesën e parë. Ekipi i drejtuar nga Tetova po fiton në shifrat 0-3 në 45 minutat e para. Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 12, atje ku Renato Malota gjeti të parin.
Më pas ishte Fernando që me anë të penalltisë, në të 28 dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë. Për të thelluar shifrat mendoi Mario Gjata, që pas një krosimi të bukur, i gjetur në zonë, nuk e kishte të vështirë për të shënuar edhe golin e tretë. /Sport Ekspres/