Marash Kumbulla ka gjetur rrugën e rrjetës përpara syve të Murinjos. Futbollisti shqiptar shënoi në ndeshjen miqësore të Romës kundër Ternanas që u mbyll me rezultatin 2-0. Goli i parë erdhi nga ana e Carles Perez, ndërsa në të dytën ishte momenti për aktivizimin e Kumbullës.
Pas krosimit nga krahu i majtë në goditjen e këndit, Marashi ka treguar nuhatjen në zonën kundërshtare duke u liruar nga lojtarët e Ternanas dhe dërgoi topin në rrjetë. Një sinjal pozitiv ky që vjen për Murinjon duke treguar jo vetëm garancinë nga mbrojtja, por edhe gola të shënuara nga prapavija. /Sport Ekspres/