VIDEO/ Marash Kumbulla qesh kur shikon portierin dhe e ka të pamundur ta besojë, Etrit Berisha i mohoi golin me një super pritje

Marash Kumbulla e nisi nga minuta e parë ndeshjen kundër Torinos. Ndryshe nga më parë, mbrojtësi shqiptar ka bindur duke u vlerësuar me notën më të lartë në prapavijën e Romës. Ndërkohë ekipi i Murinjos arriti që të fitonte me shifrat 0-3. Por Kumbulla mund të kishte shënuar një gol në këtë përballje.

Bëhet fjalë për minutën e 17 ku pas krosimit nga goditja e këndit, mbrojtësi kërceu mbi të gjithë duke goditur rrufeshëm në zonë. Etrit Berisha reagoi në mënyrë të mrekullueshme edhe në bazë të reflekseve, për t’i mohuar golin. Pasi hodhi vështrimin te portieri, Kumbulla nis të qesh dhe e ka të pamundur ta besojë, një tjetër shqiptar i mori gëzimin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *