VIDEO/ Marash Kumbulla nuk e markon dot, Roma e pëson nga mbrojtësi shqiptar ndaj Parmës

Nëse Berat Gjimshiti është duke kaluar një formë fantastike në Seria A, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Marash Kumbullën. Që nga prekja e COVID-19 që e la jashtë fushës së blertë për disa ndeshje, mbrojtësi shqiptar duket se ka humbur shumë nga forma e tij.

Që në ndeshjen e parë me Romën pas transferimit nga Verona tregoi një paraqitje mbreslënëse me Juventusin, ndërsa do të arrinte të shënonte ndaj Young Boys dhe Milanit. Por qëndrimi në pankinë për një kohë të gjatë ka lënë dukshëm pasojat.

Në ndeshjen e sotme Roma po luan në transfertën ndaj Parmës, ekipi që ndodhet në vendin e parafundit të renditjes. Goli i parë i takimit ka ardhur që në minutën e 9, teksa Denis Man ka lënë pas vetes Marash Kumbullën, me mbrojtësin shqiptar që ka gjithë përgjegjësinë e golit pasi nuk arriti ta mbyllte dot kundërshtarin në krahë. /Sport Ekspres/

One thought on “VIDEO/ Marash Kumbulla nuk e markon dot, Roma e pëson nga mbrojtësi shqiptar ndaj Parmës

  1. Pa shikojeni mire aksionin para se te beni keto lloj komentesh. Komplet mbrojtja e Romes u gjet e papergatitur. Mbrojtesi i pare nuk e bllokoi dot sulmuesin e krahut qe beri krosimin, Marashi eshte gjendur midis dy sulmueseve dhe shkoi te mbuloj njerin nga ata por mbrojtesi tjeter i Romes ne skaj te djathte e la te lire sulmuesin qe shenoi. Kollaj te flitet nga televizori por kur zbret ne fush ato distanca qe ju duken disa metra jane ne fakt dhjetra metra per te mbuluar.
    Dhe nje keshille – vetem shqiptaret degjoj qe e hedhin kollaj poshte njeriun e tyre ne vend qe ta inkurajojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *