VIDEO/ Manchester City prezantoi fanellat e reja në mënyrë të veçantë: Jemi të frymëzuar nga Milani

Një gjë është e sigurtë, në Angli e njohin shumë mirë historinë e skuadrës legjendare italiane, Milan. Manchester City ka zyrtarizuar ditën e djeshme fanellën e dytë, me të cilën do të luajë në transfertë. Kjo fanellë do të jetë me ngjyrat kuqezi, të cilat e karakterizojnë që nga formimi i saj, skuadrën e Milanit.

Në prezantimin e uniformave, Manchester City nuk ka ngurruar të tregoj se ku janë bazuar për të krijuar këtë fanellë. “Keni dëgjuar për vijat kuqezi? Frymëzuar nga Milani, krijuar në Manchester”- shkruhet në videon e prezantimit të fanellës. Në dallim nga fanella origjinale e Milanit, veshja e Manchester Cityt do t’i ketë vijat diagonale dhe jo vertikale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online