Oliver Giroud ishte berja më e bujshme e Milanit këtë verë, duke i dhënë kuqezinjve më shumë eksperiencë. Francezi ka marrë numrin 9 në fanellë, por duket se “mallkimi” i saj do të thyhet pikërisht nga ish-lojtari i Chelse-at. Giroud premton gola për Milanin, ndërsa shenjat e para i jep në miqësoren e sotme.
“Djajtë” kanë mposhtur Panathinajkosin me shifrat 2-1, ku të dy golat erdhën nga lojtari francez. Giroud tregon klasin e tij përballë grekëve me një realizim të bukur me kokë. Pas golit të parë në minutën e 16, sulmuesi tund sërish rrjetën në të 43-tën. Me një gjuajtje mjaft të bukur me kokë Grioud i jep një trajektore të veçantë topit, i cili kalon përtej vijës fatale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Olivier Giroud scores again. Number 9 curse they said? No chance ?? https://t.co/wWu4dlo46L
— Dubois (@CFCDUBois) August 14, 2021