Përballja mes Leicester-it dhe Manchester United ka përfunduar në shifrat e barabarta 2-2. “Djajtë e kuq“ nuk kanë mundur të ruajnë avantazhin pas golave të shënuar dhe fajin e gjen te vetja, teksa një autogol dhe një gabim i Harry Maguire i japin barazimin “dhelprave“. Në minutën e 30 të takimit, kur United ishte duke udhëhequr 0-1, Maguire nxjerr gafën e radhës nga repertori i tij.
Kapitenit të skuadrës angleze i merren këmbët në zonë dhe pasi rrëzohet spastron në vështirësi zonën, por kundërshtarët rrëmbejnë topin dhe më pas e dërgojnë në rrjetë me një gol mjaft të bukur nga distanca. Maguire kthehet në “mbretin e gafave“ nga java në javë, duke shtuar gjithnjë e më shumë kritikat e tifozëve në kurriz të tij, që nxiten edhe më tepër nga fakti se mbrojtësi britanik është më i shtrenjti në Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Terrypedia/status/1342820419259260931